Lajme
Deklarohet policia finlandeze: Bullizmi ishte motivi pse 12-vjeçari kreu sulmin
Demokracia
17:05 | 03 Prill 2024

Share:

Arsyeja e të shtënave në shkollën në Viertola në Vantaa është gjetur të jetë ngacmimi, thotë policia Itä-Uusimaa.

Djali 12-vjeçar ka pranuar aktin.

Ai gjatë marrjeve në pyetje i ka thënë policisë se është dhunuar nga fëmijët tjerë.

12-vjeçari ishte transferuar në këtë shkollë më 8 janar.

Mëngjesin e së martës, nga e shtëna me armë zjarri e 12-vjeçarit, mbeti i plagosur një fëmijë dhe dy vajza të tjera të plagosura rëndë, njëra nga to kosovare.

Për vajzën nga Kosova, konfirmim ka pasur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës, dje.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta/Finlandë, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, u tha në njoftim

Të ngjashme