Lajme
Deklarohet “noterja” e Kurtit për vizitën në Maqedoni: Keqkuptim i vogël
Demokracia
14:06 | 15 Gusht 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sërish i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas kritikave për vizitën në Maqedoni.

Ajo ka thënë nga Dragashi se bëhet fjalë për një keqkuptim.

“Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar… Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë, por kjo është si parim. Natyrisht, nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë e jona si institucione të Republikës të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë, dhe duke respektuar gjithmonë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasur në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm vazhdon ta luajë edhe sot, dhe këtë e dinë institucionet e Maqedonisë së Veriut… Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.

Vizita e Kurtit në Tetovë nxiti shumë reagime, në mesin e të cilave edhe presidenti Stive Pendarovski.

Të ngjashme