Pallati Mbretëror Buckingham më në fund iu përgjigj intervistës të Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey, që bëri bujë të madhe.
Sipas deklaratës, që është bërë në emër të Mbretëreshës Elizabeth, thuhet se e gjithë familja janë të pikëlluar për dekaratat që i bënë Meghan Markle dhe Princi Harry në emisionin e Oprah Winfrey.
“E gjithë familja është e pikëlluar me të mësuar shkallën e plotë të asaj se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan”, u tha në deklaratën e Pallatit Buckingham.
Aty thuhej se, çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese.
“Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht”, thuhej tutje në deklaratën dërguar HuffingtonPost, transmeton Demokracia.com.
“Harry, Megan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”, u tha tutje.
Përgjigjja e tyre vjen dy ditë pasi Duka dhe Dukesha e Sussex në një edicion special të mbëmjes, në intervistë dy orëshe, prezantuan anën e tyre të historisë, për herë të parë pasi koqën dorë nga mbretëria.
Meghan i tha Winfrey se ajo kishte menduar për vetëvrasje gjatë disa momenteve të saj më të rënda, dhe ajo gjithashtu zbuloi se disa anëtarë (pa emër) të familjes mbretërore ngritën shhqetësimë dhe biseda para se Meghan ta lindë djalin Archie, se si do të jetë lëkura e tij. /Demokracia.com