Lajme
Deklarohet Lumir Abdixhiku pasi u zgjodh Vjosa Osmani Presidente
Demokracia
20:28 | 04 Prill 2021

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente, duke thënë se shpreson se ajo do ta ushtrojë rolin e saj me dinjitet.

Lumir Abdixhiku, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë rolin e saj opozitar, por u shpreh se shpreson se Vjosa Osmani do ta ushtrojë me dinjitet rolin e saj.

“Tani kemi një presidente të vendit, i urojmë shëndet dhe shpresojmë që e njëjta do të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit dhe duke i konsultuar të gjitha partitë  dhe të lë një shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Abdixhiku.

Demokracia.com ka publikuar momentin kur Vjosa Osmani ka përshëndetur Lumir Abdixhikun menjëherë pas fjalimit të saj që e mbajti në Kuvend si Presidente.

Të ngjashme