Lajme
Deklarohet kryetari Izmir Zeqiri pasi që hyri në objektin e komunës: Pak e vështirë, por kënaqësi për të punuar
Demokracia
17:46 | 26 Maj 2023

Share:

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar për media pasi që ka hyrë në objektin e komunës.

Zeqiri është hyrë në objekt me ndihmën e Policisë së Kosovës, ku këta të fundit janë detyruar të përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Kryetari i Zubin Potokut ka thënë se ka pritur që do të ketë pranim-dorëzim të detyrave ashtu siç parashihet me protokoll, por se nuk ishin mundësitë për këtë.

“Po, tani më në Komunën e Zubin Potokut është vendosur flamuri dhe zyra e kryetarit, erdha sot ditën e parë të punës ta fillojë këtu në komunë. Pak e vështirë, por kënaqësi për të punuar, unë kam energji për të punuar kështu që sot fillova ditën e punës. Edhe sot kam menduar se do të vi ashtu siç është normale. Kam menduar që fillimisht do të mund të kemi pranim dorëzim të detyrave qysh e lypin protokolet dhe brenda normaliteteve, mirëpo gjasat për këtë nuk ishin, kështu që nuk deshëm të humbim shumë kohë dhe të fillojmë punën dhe tani prej zyrës së kryetarit do të fillojmë punët, një nga një”, ka deklaruar Zeqiri për Klan Kosova.

Ndër të tjera ai ka thënë se puna e parë që ka kryer ka qenë vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës në zyrë.

Të ngjashme