Lajme
Deklarohet i pafajshëm i akuzuari që tentoi t’ia fshehte letërnjoftimin ish-gruas së djalit| Ia pamundësoi udhëtimin për në Gjermani
Demokracia
12:19 | 11 Maj 2022

Share:

I akuzuari N.G. është deklaruar i pafajshëm për akuzën se gjatë vitit 2020 pas një mosmarrëveshje paraprake familjare me dashje kishte marrë në posedim letërnjoftimin e ish-nuses së djalit të tij, A.G., në mënyrë̈ që t’ia pamundësoj asaj kthimin në Gjermani.

Një deklarim të tillë, i akuzuari G. e bëri të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Rrahim Podvorica, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se, nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Pas deklarimit të të akuzuarit G., gjykatësi Avdirrahman Gashi të njëjtin dhe mbrojtësin e tij avokatin Mehdi Geci i njoftoi se para shqyrtimit të dytë gjyqësor duhet të paraqesin, kundërshtimet për provat e cekura në aktakuzë, kërkesën për hudhje të aktakuzës nëse është e ndaluar ligjërisht dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës për shkak të mospërshkrimit të veprës penale sipas ligjit.

Ndërsa, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij thanë se, heqin dorë nga paraqitja e kundërshtimeve dhe kërkesave për hudhje të aktakuzës.

Siç tha mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Geci i pandehuri jeton jashtë vendit dhe është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk ka mundësi të vjen shpesh në Kosovë, andaj kërkuan që në këtë çështje të vazhdohet drejtëpërsëdrejti në shqyrtimin gjyqësor, ku sipas tij, do të vërtetohen faktet në këtë çështje penale.

Përmes aktvendimit gjykatësi Gashi tha se shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje juridiko-penale do të caktohet me akt të veçantë afërisht gjatë kohës së pushimeve verore te këtij viti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2021, me datë 19 janar 2020, rreth orës 18:00, në Aeroportin “Adem Jashari”, në Lipjan, i pandehuri N.G. pas një mosmarrëveshje paraprake familjare, me dashje dhe pa autorizim ligjore ka marr në posedim me qëllim shfrytëzimi mjetin e identifikimit të personit tietër – letërnjoftimin e Kosovës, të lëshuar nga MPB në Mitrovicë dhe lejen e qëndrimit të Gjermanisè, nga e dëmtuara  ish- gruaja e djalit të tij A.G.

Tutje, sipas aktakuzës, në atë mënyrë që t’ia pamundësoj kthimin e saj në Gjermani, duke u arsyetuar se këto dokumente nuk i duhen ngase ishin në mbiemrin e tij të pandehurit.

Me këtë i pandehuri N.G. ka kryer veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” nga neni 336 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 6 të KPRK-së /BetimipërDrejtësi

 

Të ngjashme