Lajme
Deklarohet Erdogan: Turqia është gati
Demokracia
21:38 | 30 Prill 2022

Share:

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, foli në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, transmeton Demokracia.com.

Ata diskutuan për luftën në Ukrainë, njoftuan sot nga zyra e kreut të shtetit turk.

Guterres thuhet se e ka informuar Erdoganin për takimet që ka pasur këtë javë në Moskë dhe Kiev, ku ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Vladimir Zelensky, raporton CNN.

Erdogan tha se Turqia është e gatshme të mbështesë përpjekjet e udhëhequra nga OKB për të evakuuar popullsinë dhe për të ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën.

Guterres tha në Twitter të premten se OKB-ja do të dyfishojë përpjekjet e saj për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar vuajtjet njerëzore në Ukrainë. /Demokracia.com/

Të ngjashme