Lajme
Deklarohen kundërkandidatët: Lumir Abdixhiku e rinon LDK-në
Demokracia
14:05 | 14 Mars 2021

Share:

Lumir Abdixhiku tanimë është kryetari i ri i LDK-së.

Lumir Abdixhiku ka arritur që të mbledh besimin e 190 delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e këtij subjekti politik, raporton Demokracia.com.

Pas zgjedhjes së Abdixhikut, kryetar të LDK-së, kundërkandidatët e tij, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, janë deklaruar para delegatëve dhe mediave.

Ata thanë se Abdixhiku do të sjellë frymë të re në LDK.

Haziri e ka uruar Abdixhikun duke thënë se do të punojnë së bashku pavarësisht rezultatit të sotëm në LDK.

“Lum urime, shëndet do të qëndroj prapa çdo ditë… LKD-ja është standard, shkollë politike është vetë shteti i Kosovës që kemi punuar pa u ndalë. Do të punojmë për LDK-në bashkë. Kryetari i katërt të LDK-së është kryetari më i ri i partisë politike dhe do të punojë për të ecur përpara”, ka deklaruar Haziri, raporton Demokracia.com.

Edhe Besian Mustafa, i cili ishte kundërkadidat i Abdixhikut, e ka uruar këtë të fundit.

“Fillimisht falënderoj secilin delegat të këtij kuvendi. Lumir urime dhe nga sot të gjithë neve na ke ushtar të rrugës së LDK-së”, ka thënë shkurt Mustafa.

Pas këtyre deklaratave, kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se për një orë do të shkojnë në pauzë e më pas do të rikthehen për diskutim me këshillin e LDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme