Lajme
Deklarohen emisarët: Takim jo i lehtë, pritëm të kuptohet më mirë propozimi franko-gjerman
Demokracia
12:41 | 20 Janar 2023

Share:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar se takimi me katër emisarët të tjerë dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë jo i lehtë dhe kanë pritur që të ketë mirëkuptim më të madh për propozimin franko-gjerman.

Lajçak ka deklaruar kështu para mediave, pasi doli nga takimi me delegacionin e emisarëve, ku është edhe Gabriel Escobar dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë evropian, shkruan Demokracia.com.

“Kemi ardhur sot me një delegacion shumë të fuqishëm, që është një sinjal në vetvete se jemi shumë të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha angazhimet janë hedhur pas kësaj nisme. Qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti ishte diskutimi i propozimit të normalizimit që e kemi paraqitur në shtator dhe dhjetor”, deklaroi Lajçak.

“Kemi kaluar më shumë se dy orë me kryeministrin, gjë që tashmë ju tregon se takimi ishte i gjatë, nuk ishte i lehtë por ishte shumë i sinqertë, shumë i hapur. Është e vrazhdë të bësh ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe po vazhdojmë në Beograd, kështu që nuk ka shumë për të thënë. Por dua të them se ne kishim pritur një mirëkuptim më të madh të mundësive të këtij propozimi [propozimi franko-gjrman]. Shpresoj se do të arrijmë mirëkuptimin e plotë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, ka deklaruar më tej emisari i BE-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme