Lajme
Deklarimi i pasurisë | Kurti ka në bankë veç 119 euro e 58 centë, kurse banesën 400 mijë euroshe në Norvegji
Demokracia
19:48 | 05 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2022 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

I pari i ekzekutivit si pasuri të paluajtshme e ka deklaruar një apartament në vlerë prej 400 mijë eurosh në emër të bashkëshortes, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu Kurti ka deklaruar në APK se ka vetëm 119.58 euro para të gatshme në bankë.

Ndërsa, bashkëshortja e tij ka të kursyera në bankë 10 mijë euro.

Por, bashkëshortja e Kurtit ka edhe borxhe. Ajo është në kredi në vlerë 250 mijë euro më kohëzgjatje prej 348 muajsh.

Kurti ka deklaruar se banon në një shtëpi me qira, ku paguan 250 euro për muaj.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se merr pagë vjetore në vlerë prej 16 mijë e 647.69 euro, kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 49 mijë e 989.96 euro./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024