Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi mulitetnik, Duda Balje ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Sipas deklarimit të saj, ajo ka deklaruar se ka një shtëpi që në emër të bashkëshorti e që kap vlerën e 150 mijë eurove dhe një banes në emër të saj që kap vlerën e 80 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.
Në AKK, ka deklaruar se ka një veturë të tipit Audi që kap vlerën e 25 mijë euro dhe një veturë Toyota në emër të bashkëshortit që kap vlerën e 17 mijë eurove.
Para të gatshme në institucionet financiare, Balje ka deklaruar se ka 2 mijë euro në emër të tij dhe 2 mijë euro në emër të bashkëshortit, ndërsa detyrime financiare ka një kredit mbi 1 mijë euro.
Të hyra vjetore, deputetja Balaj ka deklaruar se merr 25 mijë euro si pagë vjetore./Demokracia.com/