ShowBiz
Deklaratën e Jay Z nuk e mbështeti askush në rrjet, përkundrazi fitoi antipatinë e “fansave”
Demokracia
19:59 | 06 Shkurt 2024

Share:

Rrjeti nuk e ka pritur mirë kritikën e Jay Z ndaj jurisë së Grammy Award.

Komentuesit shprehen se komenti i tij ishte i pavend dhe qesharak.

Deklaratën e Jay Z nuk e mbështeti askush në rrjet,

Reperi kur kur mori çmimin Grammy për vete e përdori kohën për të kritikuar publikisht jurinë. Ai nuk përmendi Taylor Sëift, por ishte e qartë kur tha se gruaja e tij Beyonce ka fituar shumë Grammy, por kurrë për albumin e vitit.

“Ne duam që ju ta kuptoni siç duhet. Të paktën t’i afroheni të drejtës. Dhe padyshim që është subjektive. Nuk duhet të duartrokasni për çdo gjë. Është e qartë se është subjektive sepse, e dini, është muzikë dhe bazohet në opinion. Nuk dua ta turpëroj këtë zonjë, por ajo ka më shumë Grammy se të gjithë dhe nuk e ka fituar kurrë albumin e vitit. Edhe sipas metrikës tuaj, nuk funksionon kështu”, tha ai.

Të ngjashme