Sport
Deklaratë që ndez Turqinë: Muriqi nuk e deshi Fenerbahcen, qau pse nuk shkoi te Galatasaray
Demokracia
16:08 | 12 Shkurt 2021

Share:

Vedat Muriqi është njëri nga futbollistët më të vlerësuar te Lazio në Serie A, transmeton Demokracia.com

Megjithatë, një deklaratë shumë e fortë ka ardhur sot nga ana e zyrtarit të Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak i cili flet për të kaluarën e sulmuesit të Kosovës.

Albayrak ka zbuluar se Vedat Muriqi kërkonte me çdo kusht që të transferohej te Galatasaray, por më pas vendosi për kalimin tenë rivalët e përjetshëm, Fenerbahce, atje ku shpërtheu me golat e shënuara dhe fitoi zemrat e tifozëve.

“Kam edhe disa fotografi të cilat nuk i shpërndaj, që nuk kam për t’ia dhënë askujt.

Mert Hakaj dhe Vedat Muriqi duke qarë te shpatullat e mia deri në 2 të mëngjesit”, u shpreh Albayrak. Këto fjalë tregojnë prapaskenën e lëvizjes së sulmuesit shqiptar te Fenerbahce dhe kjo ka sjellë polemika të mëdha. /Demokracia.com

Të ngjashme