Lajme
“Deklaratë e papranueshme”, Vetëvendosja distancohet nga deklarata skandaloze e Arbër Vokrrit
Demokracia
20:57 | 22 Maj 2025

Share:

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është distancuar nga deklaratat e zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, që e akuzoi palën ndërkombëtare se ka nxitur trazira në veri në disa raste.

Ajo ka thënë se kjo është deklaratë e papranueshme dhe nuk e paraqet qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Qeverisë.

“Distancohem nga kjo deklaratë. Nuk e di saktësisht çka ka thënë. Por nëse është kështu, unë distancohem. Ky nuk është qëndrim i yni. S’është i VV-së. S’është i qeverisë. S’mund të jap përgjigje pa i pasur informatat e duhura. Kjo deklaratë duhet të trajtohet. Ne e dimë kush i ka bërë trazirat në veri. E dimë që strukturat kriminale, terroristët serbë që dirigjohen nga Serbia i kanë…”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së.

Haxhiu ka thënë se këto deklarata duhet të hetohen.

U tha edhe kjo prej dikujt të VV-së: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

 

Të ngjashme