Lajme
Deklaratat skandaloze për vrasjen e 35-vjeçarës, Abdixhiku i reagon Kurtit: Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit
Demokracia
11:53 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas postimeve të kryeministrit Kurti në rrjete sociale, në lidhje me vrasjen e gruas 35-vjeçare në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Kurti po flet si analist e si opozitar, duke shtuar se Kurti ende nuk e ka kuptuar që është udhëheqës i shtetit.

Abdixhiku ka kërkuar uljen e pagave për gjyqtarë e prokurorë, mos-emërimin e ministrit të Shëndetësisë dhe mos-dekretimin e Kryeprokurorit.

Postimi i plotë:

Kryeministri na flet si analist e si opozitar.

Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit.

Nëse do shërbime më të mira spitalore – dhe siguri brenda spitaleve tona – të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të tretin në më pak se dy vite qeveri.

Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme.

Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai – nga Drejtori i Policisë e poshtë.

Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim.

Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro.

Për atë punë je aty. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme