Opinionisti Mentor Nazarko ka folur për deklaratat që dhanë liderët e dy prej partive më të mëdha në Shqipëri, PS dhe PD-së.
Ai për Klan Kosovën ka theksuar se Edi Rama u mundua të tregoj vetbesim, kurse Sali Berisha dukej sikur kishte një qasje të koordinuar nga partia.
“Të dy janë përpjekur që të motivojnë ato ushtritë e tyre elektorale. Edi Rama është përpjekur të demostrojë vetbesim se kjo ushtri do të jetë e rregulltë dhe masive duke votuar alternativën e vet politike”.
“Ndërsa Sali Berisha duket si pjesë e një qasjeje që duhet e koordinuar që vjen e orientuar nga qendra partiake, ka lëshuar edhe deklarata kërcënuese për ata që shkelin ligjin, sovrani do të veprojë nesër, për ata që kanë shkelur ligjin. Në një përpjekjeje për të paralajmëruar shkeljet eventuale të ligjit që mund të vijnë nga kampi i partisë në pushtet, megjithatë nuk e ka tepruar”.