Lajme
Deklaratat e Kocit për mbulesat e grave – vajzës së tij i hakohet Facebook-u
Demokracia
22:48 | 14 Korrik 2022

Share:

Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se pas deklaratave të tij për mbulesat e grave, vajzës së tij i është hakuar Facebook-u.

Ai në një postim ka shkruar se edhe gruas së tij Merita Kocit i është hakuar profili në Instagram.

“Në profilin e saj, hakuesi ka postuar një foto me tekst në gjuhën arabe. Facebook-u, menjëherë e ka bllokuar atë faqe, me arsyetim se teksti në arabisht (nuk po e kuptojmë përmbajtjen-por e kam foton e postimit), është në kundërshtim me kushtet dhe standardet e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram”, shkruan ai.

Të ngjashme