Lajme
Deklaratat e Abdixhikut për Kurtin, Vetëvendosje po i sheh si tentim për koalicion
Demokracia
17:18 | 18 Tetor 2022

Share:

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë tha se “Kurti në rastin më të mirë do të ishte ministri i tij i brendshëm”.

Mulhaxha-Kollçaku tha se “kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV”.

LEXO EDHE: 

Abdixhiku: Në rastin më të mirë, Albin Kurti do të ishte ministri im i brendshëm

Ajo tha se “ka ikur ky tren”, pasi sipas saj, Abdixhiku është dashur t’i bashkohet Vjosa Osmanit.

“Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme