Lajme
Deklarata tronditëse nga rusët e kapur rob: Komandantët e Putinit po masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur
Demokracia
15:04 | 16 Maj 2022

Share:

Komandantët rusë po masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur në vend që t’ i tërheqin nga fusha e betejës për trajtime mjekësore.

Këto deklarata tronditëse erdhën nga ushtarët rusë të kapur robër nga Ukraina.

Ata shfaqen duke folur në një videoklip të bërë nga gazetari ukrainas Volodymyr Zolkin, për Open Media Ukraine.

Një ushtar tregoi se si komandantët kishin ‘vrarë një të plagosur’.

I pyetur nga Zolkin se çfarë donte të thoshte, ushtari rusi shprehet:

‘Pikërisht kështu… një ushtar i plagosur ishte shtrirë në tokë dhe komandanti i një batalioni e qëllon për vdekje me një armë.’

Ai shpjegoi: “Ishte një djalë i ri, ishte i plagosur i shtrirë në tokë. Ai u pyet nëse mund të ecte dhe u përgjigj: Jo. Kështu që u qëllua për vdekje me armë.’

Një ushtar i dytë shprehet në video: ‘Gjëja më e rëndësishme – ky nuk ishte një rast i vetëm’

Një ushtar i tretë më pas thotë: ‘Ai qëlloi katër ose pesë herë.’ duke shtuar:  ‘Ishin të gjithë të rinjë. Ata mund të ishin shpëtuar, t’u jepej ndihmë, të nxirreshin nga atje. Ai thjesht i qëlloi për vdekje’.

Kjo videoja erdhi pasi Ukraina ka akuzuar Rusinë për dështimin për të rimarrë të vdekurit e saj.

Disa kufoma janë ngarkuar në qese të bardha në vagonat e trenit në frigorifer.

Zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov tha për Ostorozhno Media se Kremlini nuk ka ‘nuk ka informacion’ as për trupat e ushtarëve të vdekur dhe as për të plagosurit në Ukrainë.

Peskov u pyet : ‘Njerëz nga i gjithë vendi shkruajnë në rrjetet sociale se nuk mund të marrin trupat e ushtarëve të vdekur nga Ukrainë. Edhe robërit janë në vështirësi. Çfarë do të bëjmë me të vdekurit tanë dhe a do të shkëmbejmë robërit?”

Ai u përgjigj: “Nuk e kemi këtë informacion. Ky informacion i përket Ministrisë së Mbrotjes. ‘

Të ngjashme