Lajme
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakë
Demokracia
18:42 | 23 Prill 2024

Share:

Presidenti i Republika Srpskas, Millorad Dodik ka bërë një deklaratë skandaloze nga Rusia.

Ai tha se situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas 2 majit, “na pëlqeu kjo apo jo”.

“Në marrëdhëniet tonat të ndërsjella do të jetë muri kinez”, tha Dodik.

Ai theksoi se për popullin serb “kurrë nuk do të pajtohet me narrativën e Sarajevës politike dhe një pjesë të komunitetit ndërkombëtar rreth gjenocidit të supozuar në Srebrenicë”.

Dodik tha nga Shën Petersburgu se shtytja e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “po e shtyn Bosnjën dhe Hercegovinën drejt një ndarjeje paqësore”.

“Është një gënjeshtër e neveritshme se rezoluta do të përshpejtojë pajtimin. Është një sajesë që tregon qëllime propagandistike dhe asgjë tjetër. Kërkojmë vetëm që të respektohet shkronjat e Dejtonit dhe letra e Kushtetutës”, shtoi Dodik.

“Situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas 2 majit. Na pëlqeu apo jo. Në marrëdhëniet tona të ndërsjella do të jetë muri i madh kinez. Ne nuk duam të ndajmë ajrin me boshnjakët, e lëre më vlera të tjera. Që i shtyni etiketën e një kombi gjenocidal një kombi të tërë dhe jeni të vetëdijshëm se ai nuk ka ekzistuar, më mirë thënë nuk ka ndodhur kështu”, tha për fund Dodik.

Të ngjashme