Lajme
Deklarata skandaloze e Bislimit, thotë se për statusin e Kishës Serbe duhet pyetur gjermanët e francezët
Demokracia
21:16 | 01 Mars 2023

Share:

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK-në, i është përgjigjur pyetjes se pse është edhe statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Planin Evropian të dakorduar në mes të palëve më 27 shkurt.

Neni 7 i Planit, thotë se Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Bislimi thotë se për këtë nen duhet të pyeten ekipet gjermane dhe franceze.

“Pse është në atë nen duhet të pyetet ekipi i zotit Scholz dhe Macron pasi ata e kanë shkruar këtë nen”, tha ai.

Tutje ai fajësoi Pakon e Ahtisaarit arsyeja se pse Statusi i Kishës Ortodokse Serbe gjendet në Planin Evropian.

“Sepse Statusi i Kishës Serbe është edhe në Pakon e Ahtisaarit”, përfundoi ai.

 

Të ngjashme