Lajme
“Deklarata për të zhdukurit” | Kush i zhduku mijëra shqiptarë? Albin Kurti s’përmendi askund krimet e Serbisë
Demokracia
21:20 | 02 Maj 2023

Share:

Fajësimi i Serbisë ka mbetur vetëm në deklarata. Albin Kurti duket se sot kur u dakordua me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, me një deklaratë për të zhdukurit, harroi që në luftën e fundit për çlirimin e vendit 1998/99 janë vrarë mbi 13,500 persona, fëmijë, gra e pleq. Ndërkaq, në qytetet e fshatrat e Kosovës janë kryer diku rreth 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vazhdimisht ka folur për krimet e Serbisë, sot duket se ka heshtur duke e lënë vetëm në deklarata fajësimin e Serbisë. Madje, ai përvec që ka lejuar të barazohemi me Serbinë pushtuese, ka pranuar në Bruksel që Kosova të jap përgjegjësi për krimet e pretenduara edhe pas 12 qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2000, shkruan Demokracia.com.

Albin Kurti për dallim nga takimi i dytë me presidentin serb ku thoshte se ia kishte përmendur të gjitha krimet e Serbisë, sot i ka veshur Kosovës edhe krime të tjera.

Kurti që sot i shtoi edhe një hije të zezë Kosovës, thoshte se në takimin e dytë me delegacionin e Serbisë ia kishte dhënë Vuçiqit tre libra: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, sot ato i harroi.

Edhe ballafaqimin me të kaluarën që Albin Kurti e donte, po e fut në ballafaqim edhe Kosovën për krime të pretenduara serbe rreth 1 vjet e gjysmë pas përfundimit të lutës.

Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 persona, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur.

Në deklaratë, BE-ja ka bërë të ditur se përfshihen edhe të zhdukurit me dhunë.

Aty po ashtu specifikohet edhe urgjenca e kësaj deklarate.

Deklarata e plotë e BE-së:

Duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur të mbetur për t’i afruar vuajtjet e të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme,

Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Personat e Zhdukur, i cili përfshin personat e zhdukur me forcë,

Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të barabartë,

Duke pranuar punën e rëndësishme të bërë përmes Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga KNKK,

Duke e inkurajuar bashkëpunimin me aktorë të tjerë relevantë në fushën e Personave të Zhdukur, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP),

Duke e njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare,

Duke vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve,

Ne angazhohemi së bashku

Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,
për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve,
për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të pagjetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.
Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst, të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur
për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive, të mundësojë dhe inkurajojë angazhimin aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fateve të tyre, për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe adresuar nevojat e familjeve të personave të zhdukur,
të krijojnë dhe të punojnë së bashku përmes një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK me synimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur të mbetur, të monitorojnë dhe mbështesin punën dhe progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur përmes Komisionit të Përbashkët. Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Termat e Referencës dhe kuadrin e Përgjithshëm të Grupit të Punës.

Tutje thuhet se detajet operacionale do të bien dakord në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024