Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ministrit së Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, i cili tha se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.

Sipas një njoftimi nga MEPJ, në shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, që ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar nga mediat ruse.

Shefi i diplomacisë ruse e cilësoi Ballkanin Perëndimor terren për krimin, ku ka terroristë dhe trafikantë droge, që sipas tij do të rekrutohen në zonën e rrezikut në Ukrainë.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren për krimin. Ka terroristë dhe trafikantë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i jashtëm rus.

Në anën tjetër, ende nuk ka një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës. As edhe një postim në rrjetet sociale për të përgënjeshtruar këtë lajm nuk është bërë nga MPJ-ja e Kosovës.

I vetmi që ka thënë diçka është Blerim Vela nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani. /Demokracia.com/

Presidenca demanton lajmet se Kosova ka dërguar mercenarë në Donbass