Lajme
Deklarata më qesharake e vitit deri më tash| Ramabaja: Unë jam më amerikan se Escobari
Demokracia
21:36 | 31 Janar 2023

Share:

Profesori Sadri Ramabaja ka thënë se është më shumë amerikan se sa  i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ramabaja në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se insistimi për krijimin e një shteti të dytë në Kosovë, e dobëson pozicionin e Kosovës si mike e Amerikës.

Sipas tij, në këtë kuptim, Escobari është më pak amerikan se ai.

“S’do të thotë që nëse je kundër Escobarit, je kundër SHBA-ve.

Unë jam më amerikan se Escobari, sepse unë dua që miqtë e mijë mos t’i dobësoj. Ne jemi pozicioni më strategjik i Amerikës, populli më proamerikan në Evropë. Normal që insistimi për krijimin e një shteti të dytë këtu, paralel, e dobëson edhe pozicionin tonë si mik i Amerikës.

Në këtë sens, Escobari është më pak amerikan se unë“, tha ai.

Të ngjashme