Lajme
MPJ e Gjermanisë: S’ka ndryshim të kufijve me forcë në Ballkanin Perëndimor
Demokracia
22:18 | 11 Mars 2022

Share:

Kjo deklaratë është thënë në prani të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nga kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock. E njëjta është postuar në Twitterin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë sonte në mbrëmje.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha sot në Beograd se duhet kundërshtuar njëzëri ideja e ndryshimit të kufijve me forcë. Këto komente ajo i bëri pas takimit me presidentin serb.

“Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se çdo të thotë lufta. Prandaj, pa mëdyshje duhet kundërshtuar idenë se kufijtë mund të ndryshohen me forcë”, thuhet në një postim në llogarinë e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Twitter, përcjell Demokracia.com.

“Tani nevojitet progres në dialogun në mes të Kosovës e Serbisë dhe unitet në Bosnje e Hercegovinë”, thuhet më tej në deklaratën e tyre.

Baerbock dje dhe sot qëndroi në Kosovë, ku e ka siguruar lidershipin kosovar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në projekte zhvillimore edhe në të ardhmen.

Të ngjashme