Lajme
Deklarata e Macronit për pezullim të liberalizimit të vizave: Zana Avdiu me kritika ndaj pushtetit
Demokracia
13:16 | 17 Tetor 2023

Share:

Analistja Zana Avdiu e ka komentuar një deklaratë të fundit të dhënë nga presidenti francez Emmanuel Macron për pezullimin e përkohshëm të liberalizimin e vizave për Kosovën.

Avdiu i lë fajin politikave të Qeverisë së Kosovës që nuk arrin ta përmirësonin imazhin e vendit as pas ngjarjes së tmerrshme të 24 shtatorit.

“Çka po pret Kosova për të shkuar në zgjedhje në veri dhe për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura? Çka po tenton Kosova të arrijë me këto bllokada? Asnjë sukses deri tani nuk e shënuan me to?” – shkruan znj. Avdiu.

Ajo i lë fajin kryesisht presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Macron deklaroi qe Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave per Kosoven. Kosoves, iu mbyllen dyert edhe njehere shkaku i politikave te saj te deshtuara.

Kosova as pas ngjarjes se 24 shtatorit, nuk arriti ta permiresoje imazhin, por po shihet si pale penguese ne dialog para Bashkesise Nderkombetare.

Lere qe ende sanksionet kane mbet ne fuqi, por iu sot iu shtua edhe nje sanksion tjeter.

Cka po pret Kosova per te shkuar ne zgjedhje ne veri dhe per t’i zbatuar marreveshjet e arritura?

Cka po tenton Kosova te arrije me keto bllokada? Asnje sukses deri tani nuk e shenuan me to.

Kurti dhe Osmani duhet te japin pergjegjesi, per keto deshtime te Kosoves. Duhet te japin pergjegjesi per katandisjen e Kosoves, ne kete derexhe!

Të ngjashme