Lajme
Deklarata e Edi Ramës se do ta ndihmojë sërish Kosovën me rrymë, bën bujë në Serbi
Demokracia
19:43 | 06 Janar 2022

Share:

Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama se do ta ndihmojë sërish Kosovën me energji elektrike nëse është nevoja, ka bërë bujë në mediat serbe.

Mediat lokale serbe në Kosovë dhe ato kryesoret në Serbi i kanë kushtuar hapësirë të madhe kësaj deklarate të Ramës.

Me titullin “Rama për krizën në Kosovë: Nëse është e nevojshme, do të ndihmojmë sërish”, mediat serbe raportojnë se si Shqipëria e ka funizuar Kosovën me rrymë për Vitin e Ri që kosovarët do të mund të festonin pa ndërprerje, transmeton Demokracia.com.

Mediat kryesore në Serbi, Blic, B92, Tanjug, etj., përcjellin deklaratën e kryeministrit Rama. “Kosova është në situatë kritike sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Ne i kemi dhënë rrymë Kosovë. Më bëhet qejfi që përseri kemi mundur të ndihmojmë. Në secilin rast do të shqyrtojmë mundësitë për vazhdim të kësaj ndihme për Kosovën, edhe pse mund të jetë e vogël”.

Rama ka thënë se edhe pse kriza energjetike nuk po hetohet në Shqipëri nuk do të thotë se krizë nuk ka, por sipas tij, kjo është dëshmi që Shqipëria me sukses po përballet me të. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme