Analisti Ilir Ibrahimi ka reaguar pasi ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.
Pas këtyre deklaratave, Ibrahimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse Gjykata Speciale është themeluar bazuar në akuzat e Dick Marty dhe nëse nuk ka asnjë dyshim që Dick Marty ka pasur lidhje me qeverinë serbe, sipas tij, i bie që Gjykata Speciale është ngritur e tëra mbi një gënjeshtër?
Ibrahimi ka pyetur nëse duhet të vazhdoj ta gjykojë kjo Gjykatë luftën për liri të UÇK-së?
Ai ka thënë se Qeveria Kurti sot më shumë se kurrë ja ka borxh t’i dalë në mbrojtje UÇK-së sepse, siç ka thënë ai, me këtë mbrojtje e mbron shtetin e Kosovës, themelet e të cilit i vendosi UÇK-ja.
Postimi i plotë:
Nëse Gjykata Speciale është themeluar bazuar në akuzat e Dick Marty
Nëse nuk ka asnjë dyshim që Dick Marty ka pasur lidhje me qeverinë serbe
Nëse shërbimi serb ka tentuar ta eliminoj mikun e vet Dick Marty dhe për ta fajësuar Kosovën për një akt të tillë, lind pyetja se çfarë tjetër ka synuar qeveria serbe të fsheh me këtë tentativë vrasje?
Atëherë a i bie që Gjykata Speciale është ngritur e tëra mbi një gënjeshtër?
A duhet të vazhdoj ta gjykojë kjo Gjykatë luftën për liri të UÇK-së?
A duhet ta lejojë Qeveria e Kosovës një perdhosje të tillë?
Qeveria Kurti sot më shumë se kurrë ja ka borgj ti dalë në mbrojtje UÇK-së sepse me këtë mbrojtje e mbron shtetin e Kosovës, themelet e të cilit i vendosi UÇK. /Demokracia.com/