Lajme
Dekada e zjarrit, cilësimi nga OKB në raportin e fundit për klimën
Demokracia
23:21 | 23 Prill 2022

Share:

Pas publikimit të raportit të 6 për ndryshimet klimatike, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehet kritik ndaj vendeve që nenglizhojnë në zbatimin e marrëveshjeve.

Sipas tij, ky raport është “pasqyra e qartë e premtimeve të thyera për ndryshimet klimatike”.

Duke iu drejtuar qeverive nënshkruese, Guterres e cilëson raportin një “dosje turpi”, pasi vijohet me premtime dhe nuk ka veprime reale për ndalimin e ngrohjes globale.

Nga ana tjetër, ekspertët e klimës e cilësojnë këtë dekadë si kritike pasi të gjithë skenarët e parashikimit klimatik tregojnë se emetimet e gazeve serrë me mbi 40% deri në 2030 do të jetë i pamundur, duke penguar kufizimin e ngrohjes globale në 1,5°C.

Ata thonë se ky prag, me gjithë veprimet reale që mund të bëhen, do të tejkalohet të paktën përkohësisht, por me veprime konkrete, ritmi i ngrohjes globale mund të ulet pas vitit 2030./a2cnn

Të ngjashme