Lajme
“Dejona Mihali nuk i dha leje Kurtit të shkojë sot në Tiranë”
Demokracia
18:09 | 17 Korrik 2023

Share:

Sot është mbajtur një takim joformal i krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që u organizua në kuadër të parapërgatitjeve në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Aty nuk shkoi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nën arsyetimin se do të jetë pjesëmarrës në një panel në simpoziumin “Symi” që organizohet në ishullin e bukur të Kretës në Greqi.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Bedri Elezi, analist i sigurisë. Sipas tij, Kurti nuk është lejuar të shkojë në Tiranë në takimin e krerëve të rajonit nga Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në VV.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Shefja e VV, njëherësh anëtarja e komunitetit Grekë në Shqipri Dejona Milhali e bija e Aleksandër Mihali dhe Lindita Kaimi e lindur në Tiranë në vitin 1980,  por me prejardhje nga nje fshat kufitar me Greqinë, përkatësisht fshat në bashkinë e Dropullit të Gjirokastërës, nuk i dha leje kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti të merr pjesë në takimin me linderët e rajonit në Tiranë.

Dejona e bija e Aleksandër Milali, cili është i biri  i  Leonidha dhe Figalia Mihali është njeriu më I fuqishëm në VV.  Babai  Leonidha apo  gjyshi i Dejonës vjen nga fshati Koshovicë në bashkinë e Dropull të  Gjirokastrës dhe nëna e Aleksandër Milali, Figalia vjen poashtu nga një fshat kufitar me Greqinë, fshati Lugarë gjithashtu në bashkinë e  Dropullit në Gjirokastër.

Babait të dhe gjyshërit  e Dejonës në dokumentet zyrtare ju shkruan kombësia Greke, ndërsa Dejonës dhe nënes së sajë i shkruan kombësia Shqiptare.

Kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në takim me linderët e rajonit, por vendosi të merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi, dhe poashtu të mbetet në shoqrim të Lika Mihali e cila jeton dhe vepron gjithashtu në Greqi. Në këtë simpozium po merr pjesë edhe anëtarja e parlametitit të sërbisë Daniela Vujiciq.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Vlenë të theksohet se kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim

Të ngjashme