Lajme
Dejan Pantiqit iu vazhdua arresti shtëpiak edhe për dy muaj
Demokracia
19:41 | 09 Maj 2023

Share:

Dejan Pantiqit, ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, i është vazhduar arresti shtëpiak edhe për dy muaj, ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Suzana.

Dejan Pantiq u arrestua më 10 dhjetor të vitit të kaluar me akuzën se kishte marrë pjesë në sulmin në objektin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe për organizimin e sulmit ndaj policëve, transmeton Demokracia.com.

Të pakënaqur me arrestimin e Pantiqit, serbët në veri të Kosovës patën ngritur barrikada. Ato u hoqën vetëm pasi Pantiq u transferua në arrest shtëpiak, tre javë pas arrestimit, gjatë së cilës u mbajt në një kontejner në bazën e policisë speciale kufitare në Jarinje. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024