Sport
Degradon gjithçka te Drenica, trajneri Devolli tenton të godasë lojtarin kundërshtar
Demokracia
18:14 | 20 Shkurt 2021

Share:

Sfida e sotme në Superligën e Kosovës mes Drenicës dhe Besës ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar.

Pas mbylljes së takimit në barazim 0:0 e luajtur në Drenas situata në fushë ka agravuar në tension mes të dyja kampeve.

Protagonist ka qenë dhe trajneri i Drenicës, Bledar Devolli.

“Gazeta Olle” raporton se gjithçka ka nisur nga portieri i Drenicës Arion Ymeri, i cili ka ofenduar sulmuesin e Besës Festim Haxhiun. Kaq ka mjaftuar që situata të degradojë. Tekniku Devolli është acaruar me mbrojtësin e Besës Agon Xhakën, të cilin thuhet se ka tentuar ta godasë. Tekniku gjirokastrit ka qenë i pezulluar nga Federata e Kosovës për të ndjekur këtë takim.

Zhgënjimi me rezultatin e takimit ka bërë që Drenica të mos prononcohet për mediat pas barazimit me Besën. /Demokracia.com

Të ngjashme