Lajme
Dëgjohen shpërthime në veri të Mitrovicës – policia thotë se janë mjete piroteknike
Demokracia
21:35 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Sërish janë dëgjuar shpërthime në veri të Mitrovicë, saktësisht tek Lagjja e Boshnjakëve. Dyshimet e para aluduan për shpërthim – bombe, por këtë e ka demantuar Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese.

“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti. Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. 

 

Të ngjashme