Lajme
Dega e parë e LDK-së kërkoi dorëheqjen e Ismet Beqirit, vjen reagimi i tij
Demokracia
22:21 | 15 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka thënë se dorëheqjen e tij nuk po e kërkon Dega e Parë e LDK-së në Prishtinë por vetëm disa individë.

Ky reagim i Beqirit erdhi pasi Dega e Parë e LDK-së në Prishtinë, ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme tij pasi po e konsiderojnë përgjegjësin kryesor të, siç e quajnë atë, rezultatit negativ.

“Dorëheqja po kërkohet nga disa individë e jo nga Dega e Parë”, tha Beqiri në RTV Dukagjini.

Beqiri thotë se dorëheqja nuk jepet në Facebook, por pasi të mblidhet Kryesia e degës.

“Do të thërras Kryesinë e Degës dhe do të marr vendim”,shtoi ai.

Kjo degë e LDK-së, pas një mbledhjeje urgjente të mbajtur të hënën, një ditë pas numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare, me anë të një komunikate ka thënë se Beqiri sikurse në zgjedhjet parlamentare të 2019-ës, ashtu edhe në të 2021-ës, ka ndikuar në “rezultatin më negativ që nga themelimi i partisë”.

Lexo edhe:

Dega e parë e LDK-së kërkon dorëheqjen e Ismet Beqirit, e konsiderojnë fajtorin kryesor për rezultatin në zgjedhje

Të ngjashme