ShowBiz
Dedikimi i Einxhel për të birin në pritje
Demokracia
20:52 | 06 Shtator 2022

Share:

Pas konfirmimit të lajmit se do të bëhen prindër, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë treguar edhe gjininë e fëmijës në pritje.

Çifti që doli nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ kanë njoftuar se do të bëhen me djalë, ndërsa moderatorja i ka bërë një dedikim.

“Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë.

“Të donim ende pa qenë në jetën tonë… por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë”.

“Tani dimë si të të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti… dhe akoma më shumë do përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë…”.

“Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishim prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë”.

“Bir, ne tashmë të duam shumë”, është dedikimi që Einxhel ka bërë në Instagram. /Telegrafi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Të ngjashme