Lajme
Dedaj: Albini, Vjosa dhe Donika – treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës
Demokracia
15:16 | 23 Korrik 2023

Share:

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, ka pasur kritika goxha të ashpra ndaj krerëve shtetëror.

Dedaj në një postim në rrjetin social “Facebook” i është bashkuar pakënaqësive të opozitarëve për qasjen e liderëve të Kosovës në rrugën euro-atlantike.

Madje, ish-diplomati kosovare ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, si treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës euro-atlantike.

“Albini, Vjosa dhe Donika, treshi fatal dhe shkatërrues i Kosovës Euro-Atlantike!”, ka shkruar Dedaj.

Të ngjashme