Lajme
Deda: Konjufcën krejt Kuvendi e voton, s’e di pse Haxhiu e ka pranuar nominimin
Demokracia
21:44 | 24 Prill 2025

Share:

Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se kur VV-ja s’ka të drejtë t’i kërkojë partive të tjera që t’i nënshtrohen kur ata vet s’i kanë 61 deputetë për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

Deda tha se Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin duhet t’i thërrasin partitë e tjera në konsultime për ta parë rrugën përpara.

“Kjo lojë tash, është film i keq, hera e tretë, e shpresojmë të jetë hera e fundit që po e shohim. Është hera e parë, pas zgjedhjeve në Kosovë ku subjekti fitues nuk del në intervistë se me kë do të bëjë qeverinë. Gjithmonë është ditur se kush do ta themelojë qeverinë”.

“Kur kërkon ndihmë prej tjetrit, nuk mund t’ua imponosh kandidatin. Glauk Konjufcën krejt kuvendi e voton”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Deda u shpreh se nuk e di se cila është arsyeja pse kandidatja e deritanishme e VV-së për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka pranuar këtë nominim pa pasur siguri të votave.

Të ngjashme