Lajme
Deda: Këto çka po ndodhin nëpër botë, duhet të jenë mësim për udhëheqësit e Kosovës
Demokracia
08:24 | 16 Prill 2024

Share:

Analisti Ilir Deda ka kërkuar nga liderët institucionalë që të reflektojnë karshi kërkesave të aleatëve.

Në emisionin “Rubikon”, ai ka vlerësuar se ata duhet të ulen me vendet e QUINT-it dhe të diskutojmë për heqjen e masave ndëshkuese

Ajo ka bërë me dije se ngjarjen që po zhvillohen në botë duhet të shërbejnë si mësim për udhëheqësit e Kosovës.

Këto çka po ndodhin nëpër botë, duhet me qenë mësim për njerëzit që e udhëheqin këtë vend. Edhe për ata që do ta udhëheqin një ditë tjetër. Është mësim me definu veten shpejt. Edhe kur rreshtohesh me mbetë me ata”, është shprehur ai.

Sipas tij, Kosova duhet të gjej rrugë për largimin e masave ndëshkuese të BE-së.

Ai ka thënë se Kosova duhet t`i plotësojë për heqjen e masave në fjalë.

Edhe sanksione edhe hala po na ndihmojnë. Duhet me u bisedu edhe njëherë me vende të QUINT-it, me u rishiku edhe njëherë ato kushte për heqjen e masave”, ka thënë Deda.

Të ngjashme