Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të Policisë, si të dyshuar i intervistuan ministrin në detyrë të MBPZHR-së Faton Pecin, si dhe kryeshefin e AVUK-ut, Bekim Hoxhën, lidhur me dyshimet për keqpërdorime rreth kontratës për fabriken e mbetjeve shtazore.
Rreth këtij zhvillimi ka reaguar zëvendëskryeministrja në detyrë Donika Gërvalla, e cila i doli në ndihmë “ortakut të saj partiak”.
E kjo temë sonte u diskutua nga panelistët e ftuar në Rubikon të Klan Kosovës.
Analisti Ilir Deda, tha se “Bllokada në Kuvend” po sjell goxha hajër.
Por, ai tha se po i vie keq se nuk do të kemi zgjedhje shpejt.
“Do të kishte me qenë shumë mirë me pasë zgjedhje të reja parlamentare. Nuk është më njëjtë Kosova si para 9 shkurtit, si tash. Të gjitha keqpërdorimet e mundshme janë duke dalë”, tha Deda.