Sport
Deco takohet me agjenten e Haaland – sipas ekspertit të transferimeve marrëveshja nuk është e pamundur
Demokracia
22:10 | 28 Shkurt 2024

Share:

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka pasur një takim me agjenten e Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ku është folur për të ardhmen e lojtarit.

E ardhmja e norvegjezit u diskutua nga të dyja palët, me Barcelonën që po lufton të sjell në yll të madh për të rivalizuar Real Madridin.

“U diskutuan disa lojtarë, por Haaland ishte tema kryesore. Një çështje e vështirë? Po. E pamundur? Jo,” ka shkruar Romero.

Joan Laporta thuhet se është një fans i madhe e Erlin Haaland i cili ka shkëlqyer prej kalimit të Man City.

Është e vështirë të imagjinohet se katalanasit do të rrezikojnë për 23-vjeçarin këtë verë; megjithatë, ai raportohet se do të jetë i disponueshëm për rreth 175 milionë euro në vitin 2025.

Pimenta gjithashtu përfaqëson lojtarë si Matthijs de Ligt dhe Marco Verratti, që në të shkuarën kanë qenë të lidhur me Barcelonën.

Të ngjashme