Drejtori i Barcelonës, Deco, ka folur për agjencinë e lajmeve “EFE” lidhur me lëndimin e Gavit, transmeton klankosova.tv
“Është e pamundshme që të zëvendësohet Gavi. Nuk ka lojtar tjetër sikur Gavi në treg, me aftësitë dhe mentalitetin e tij. Është gabim që të diskutohet për zëvendësimin e Gavit, pasi është e pamundur. Nuk do të kërkojmë zëvendësim për të në janar.”, tha Deco.
Gavi këputi ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen kualifikuese për Evropian të Spanjës kundër Gjeorgjisë.