Sport
Deçiçi, kundërshtari i Dritës në Ligën e Konferencës, Limani: Kemi besim të plotë se do kalojmë tutje
Demokracia
16:14 | 15 Qershor 2021

Share:

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita ka mësuar gjatë ditës së sotme kundërshtarin për rrethin e parë të Ligës së Konferencës në garat evropiane.

Kundërshtari i “bardhekaltërve” në raudin e parë në Ligën e Konferencës do të jetë Deçiçi, skuadra shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi të cilët do t’i sfidojnë gjilanasit në këtë rreth të garave.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani e ka vlerësuar skuadrën shqiptare si një kundërshtar jo të lehtë për ta.

Limani megjithatë është i kënaqur me shortin, ngase siç thotë ai, është përparësi për Dritën të luajë ndaj një ekipi nga rajoni.

Realisht unë pak e njoh kundërshtarin tonë FC Deçiç, por nuk mund ta quajmë si më të lehtin në short. Ne do të jemi të gatshëm për çdo kundërshtarë, por është mirë që do të përballemi me një skuadër të rajonit, sepse është më lehtë të analizosh kundërshtarin”, tha mbrojtësi Limani të martën për Demokracia.com.

27-vjeçari është shprehur optimist në kalimin tutje, ndërsa shton se ata janë duke u përgatitur intensivisht për përballjen që do t’i pres ata.

Jemi duke bërë përgatitjet intensive dhe po presim që të plotësohemi si skuadër në tërësi. Kemi kohën e duhur për ta përgatitur këtë ballafaqim dhe natyrisht që kemi besim të plotë që mund t’i kalojmë”, potencoi ai.

Ndeshja ndërmjet Deçiçit dhe Dritës do të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje me datën 8 dhe 15 korrik. /Demokracia.com

Të ngjashme