Lajme
Deçani nënshkruan kontratë me investitorë slloven, për energji elektrike
Demokracia
16:30 | 09 Nëntor 2022

Share:

Komuna e Deçanit ka nënshkruar sot kontratë me investitorët slloven JRL për shërbime të energjisë, njofton kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kryetari Ramosaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me këtë projekt komuna e Deçanit do të kursen energji elektrike deri në 1850 MWh për vit.

Postimi i plotë i Bashkim Ramosaj: 

Kemi nënshkruar kontratë me investitorët slloven JRL për shërbime të energjisë.
Duke pasuar parasysh krizën energjetike në Kosovë, tani jemi në një situatë emergjente për të cilën Komuna e Deçanit tani ka marrur masën e parë për kursim të energjisë, duke u parapërgatitur për krizën energjetike që na pret në ditët e dimrit.
Me zbatimin e këtij projekti, komuna e Deçanit do të kursen energji elektrike deri në 1850 MWh për vit, ku investimet do të bëhen 100% nga shërbyesit e energjisë sipas UA (ME) Nr.06/2021 për shërbimet e energjisë (ESCO), ku kthimi i investimit do të bëhet vetëm nga kursimet e arritura që garantohen nga shërbyesit e energjisë.
Nga ky projekt qytetarët e komunës së Deçanit do të përfitojnë në cilësinë e ndriçimit të rrugëve dhe ndërtesave publike, kursimin e energjisë përmes menaxhimit të energjisë.

BR

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024