Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në këtë komunë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët e Deçanit që të zbatojnë kriteret për përdorimin e ujit.
“Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare! Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet”, ka shkruar ai.
Sipas Ramosajt, këto kritere do të zbatohen deri në një vendim tjetër.
Deri më tani raportohet të jenë helmuar rreth 1500 qytetarë të Deçanit. Helmimi po dyshohet se ka ardhur nga uji i pijes, por deri më tani nuk ka një raport zyrtar.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4962349220448528&id=1891305244219623