Lajme
Deçanasi vdes si pasojë e lëndimeve nga rrëzimi aksidental
Demokracia
10:27 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur pasi është lënduar si pasojë e rrëzimit aksidental.

Rasti në polici është haspur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES/Fsh Carrabreg, Deçan 05.12.2022-16:30 Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Të ngjashme