Lajme
Deçan| Burri vetaksidentohet në trafik, duke kaluar rrugën goditet për vdekje nga një veturë tjetër
Demokracia
09:35 | 25 Shkurt 2023

Share:

Policia e Rajonit të Gjakovës ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është goditur nga një veturë, derisa po e kalonte rrugën.

Sipas Policisë, viktima ishte vetaksidentuar fillimisht. Më pas kishte dal; nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës, është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

“Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalë nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj  për shkake të  natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Demokracia.com/

Të ngjashme