Cristiano Ronaldo të dielën pasdite ka debutuar në ndeshje zyrtare me skuadrën e Al Nassr në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.
Al Nassr triumfoi 1:0 kundër Al Ettifaq, anise vëmendja kryesore ishte tek ylli i futbollit që luajti ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën e re prej kur iu bashkua këtë muaj, shkruan Demokracia.com.
Debutimi i Ronaldos tek Al Nassr nuk ishte ai që pritej. Corriere dello Sport ka publikuar disa nga statistikat e Ronaldos në ndeshjen e parë.
Ylli portugez i futbollit nga katër goditje sa regjistroi, vetëm një ishte në drejtim të portës.
Ronaldo nuk u faullua asnjë herë, ndërkaq ai shkaktoi një të tillë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte 88 për qind saktësi në pasime gjatë asaj sfide.
37-vjeçari e nisi titullar takimin duke u pozicionuar në qendër të sulmit nga trajneri Rudi Garcia.
Cristiano Ronaldo iu bashkua klubit arab si futbollist i lirë, pas largimit nga Manchester United pas deklaratave ku akuzonte klubin anglez për “tradhti”.
Ronaldo raportohet se do të përfitojë 200 milionë euro në vit nga Al Nassr./Demokracia.com/