Armando Broja ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen e parë debutuese me fanellën e Southamptonit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar përsëri në minutën e 67-të për rezultatin 0-6 kundër Newport në kuadër të EFL Cup, shkruan Demokracia.com.
Ishte Broja që hapi serinë e golave në minutën e 9-të për golin e parë të tij me klubin e ri.
Broja u transferua te Southamptoni nga Chelsea në formë të huazimit. /Demokracia.com