Lajme
Debati për politikën e jashtme, opozita lëshon sallën pas mungesës së Kurtit dhe Gërvallës: Nuk po flasim vetmeveti
Demokracia
16:10 | 12 Prill 2022

Share:

Partia Demokratike e Kosovës si propozues i debatit për politikën e jashtme e kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së jashtme, Donika Gërvalla.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se është fyese për qytetarët që në këtë debat të mungojnë Kurti dhe Gërvalla, përcjell Demokracia.com.

“Si grup parlamentar do ta lëshojmë sallën sepse nuk jemi të interesuar të flasim vet me veti.  Ne nuk do të vazhdojmë se kjo është ofenduese për ne dhe për qytetarët.  Ne nuk jemi këtu për punët tona private por përfaqësojmë dikë. E kemi prit një vit dhe ata nuk marrin pjesë në debat”, ka thënë Tahiri.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konufca ka thënë se nuk ka kushte që seanca të vazhdojë.

Ai ka thënë se ky debat do të zhvillohet në një ditë tjetër.

Pas PDK-së edhe LDK-ja dhe AAK-ja e kanë lëshuar sallën. Më pas kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka mbyllur seancën plenare. /Demokracia.com/

Të ngjashme