Lajme
Debati për librat, Latifi: Çfarë turpi, çfarë dështimi
Demokracia
20:15 | 22 Gusht 2023

Share:

Profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi e ka cilësuar si turp dhe dështim vendimin e Ministrisë së Arsimit që mos të sigurojë direkt librat, por mjetet financiare t’iu transferojë prindërve për blerjen e librave.

Latifi tha se do të duhej të flisnin për cilësinë e librave shkollorë, duke thënë se është turp që ka probleme me libra fizik.

”Në vend se të polemizojmë për cilësinë e  librave shkollorë, për krimin psikologjik që u bëhet nxënësve të klasës së parë duke i ngarkuar me dhjetëra lëndë, për adaptimin e domosdoshëm të procesit mësimor me kushtet e epokës digjitale, ne duhet të flasim për faktin se nuk i kemi të siguruar librat fizikë për nxënësit pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor”.

“Si të ishim në vitin 1887 të shkollës së parë laike shqipe, apo në vitin 1941 të Ernest Koliqit, apo në vitin 1990 kur Millosheviqi na la pa shkolla e libra.  Çfarë turpi! Çfarë dështimi”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme